Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Gjermani para vjeshtës dhe dimrit kur pritej një valë e re. Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner dhe Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius anuluan takimet e tyre këtë javë pasi ishin infektuar me COVID-19, shkruan dpa. Presidenti në detyrë i Institutit Robert Koch (RKI), Lars Schaade, tha të hënën se ata kanë vënë re një rritje të infeksioneve të frymëmarrjes, përfshirë coronavirusin.

Për herë të parë që nga pandemia e koronavirusit, nuk ka rregulla mbrojtëse si izolimi, mbajtja e distancës apo mbajtja e detyrueshme e maskave. Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach tha gjithashtu se një numër i madh i rasteve të infektimit me virus mund të priten sërish gjatë vjeshtës, por edhe se ka imunitet të gjerë në popullatë.

Sidoqoftë, Lauterbach bëri thirrje për vaksinimin e rekomanduar shtesë. “Infeksioni COVID-19 nuk është një ftohje, nuk është një gjë e vogël”, tha ai. Personat mbi 60 vjeç dhe me sëmundje të konstatuara duhet të zvogëlojnë rrezikun për shëndetin e tyre dhe të “freskojnë” mbrojtjen me vaksinim. Ministri i Shëndetësisë dhe Instituti Robert Koch kanë rekomanduar mbajtjen vullnetare të maskave në situata të caktuara. Gazeta Frankfurter Rundschau shkruan se vala e infeksioneve është jashtëzakonisht e lartë për këtë periudhë të vitit kur temperaturat e ajrit janë në nivelet e verës.

Në të gjithë Gjermaninë, numri i rasteve me COVID-19 për 100 mijë banorë është nëntë. Administrata e Spitalit Universitar në Frankfurt u ka dhënë një “rekomandim urgjent” punonjësve që të mbajnë maska në fytyrë, sipas Jurgen Graf, drejtor mjekësor dhe kryetar i bordit. Jo vetëm për shkak të coronavirusit, por në përgjithësi si “masa parandaluese ndaj infeksioneve sezonale”.

Maska është rikthyer edhe në rrugë. Në transportin publik lokal ose në supermarket, personat me maska mbrojtëse sërish mund të shihen.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA DREJTON SOT SEANCËN PËR UKRAINËN NË KËSHILLIN E SIGURIMIT NË OKB, I PRANISHËM ZELENSKY! RAMA: MË E RËNDËSISHMJA E DEKADËS SË FUNDIT
Artikulli tjetërINFORMATIZIMI, 30% E PUNONJËSVE PËRDORIN KOMPJUTERIN SI MJET KRYESOR TË PUNËS