Ujërat e Lumit Buna kanë ndotje të konsiderueshme si pasojë e depozitimit të vazhdueshëm të ujërave të zeza në shtratin e tij.
Depozitimi vazhdon në mënyrë të pandërprerë, ndërsa dëmi është i pallogaritshëm në aspektin ekologjik. Ndotja e është kthyer në një problem shqetësues, ndërsa pastrimi i tij kërkon kosto të konsiderueshme. Pavarësisht kësaj instancat përgjegjëse nuk kanë marrë akoma asnjë masë për ndryshimin e rrjedhës së ujërave të zeza që po e bëjnë çdo ditë e më të padobishëm lumin Buna. Ndërhyrja duhet të jetë e menjëhershme, para se këto depozitime të dëmshme të shkatërrojnë plotësisht gjallesat dhe bimësinë. Erë e rëndë mbizotëron në zonë, por edhe mbeturinat që hidhen dita ditës rrezikojnë që ta kthejnë në moçal këtë monument natyror të qytetit të Shkodrës.