HETUESIT TË SHTANGUR NGA FTOHTËSIA E TIJ REAGIMI PAS VRASJES. Gjakftohtësia e 20-vjeçarit Sokol Mjacaj i ka lënë pa fjalë hetuesit të cilët kanë dëgjuar rrëfimin e qetë të të riut i cili pa ju dridhur qerpiku ka treguar çdo moment nga ekzekutimi i çiftit të turistëve çek Michal Svatos dhe Anna Kosinova mbrëmjen e 3 korrikut në fshatin Prekal të Shkodrës. Pas vrasjes Sokol Mjacaj ka tentuar të bëjë mbrëmjen e zakonshme të tij dhe është shfaqur i qetë në lokalin e një të njohuri të tij në fshatin Grudë e Re.
Ndërsa ka konsumuar kafe është shfaqur mjaft i ftohtë duke mos lënë asnjë përshtypje se vetëm një ditë më parë kishte marrë dy jetë nga plumbat e kallashit që i dha në befasi pas koke tu turistëve, të cilëve iu fut me dhunë në makinë ku dhe i ekzekutoi. Këto detaje reflektohen në dëshminë e plotë që Mjacaj i ka dhënë hetuesve. Në zbardhjen e vrasjes së dyfishtë që zgjoi revoltën e opinionit publik shqiptar, ka ndihmuar një i ri me inicialet A.D, pronari i lokalit ku Mjacaj zgjodhi të pushojë disa orë pas krimit makabër. Majcaj pranon se grabitjen e kish planifikuar më parë dhe mesditën e 3 korrikut ka dalë në rrugë duke u hequr si pasagjer, ndërsa A.D dëshmon se Mjacaj i ka shitur telefonin që i vodhi çekëve pas vrasjes, për vetëm 500 lekë. Ja se si ka rrëfyer Mjacaj vrasjen e turistëve: Rreth orës 16:00 të pasdites pasi mbarova disa punë në shtëpi vendosa të dalë në rrugë për të grabitur ndonjë turist që frekuenton zonën. Mora automatikun me dy karikatorë e futa në një çantë sportive dhe dola në rrugë në vendin e quajtur Lotaj. Aty prita pak, deri sa erdhi një fuoristradë me targa të huaja. I bëra shenjtë të ndalonte, ndaloi i kërkova të më merrnin si pasagjerë, komunikova me ta disa fjalë anglisht dhe u morëm vesh me shenja. Michal më tha se nuk kishin vend në makinë dhe tentoi të largohej, por nxora automatikun dhe i kërcënova duke qëlluar disa herë në ajër. Më morën në makinë dhe gjatë gjithë kohës e kam mbajtur automatikun pas kokës së shoferit, me fishekë në gojë, por sapo u afruam tek vendi i quajtur Mes-Lum shoferi tentoi të më marr armën dhe e për këtë arsye e qëllova. Më pas qëllova dhe shoqëruesen e tij, mjeti humbi kontrollin u batua dhe ndaj e lashë automatikun në makinë dhe ika për tu fshehur. Nisur nga kjo dëshmi Sokol Mjacaj një ditë më parë është lënë nën masën e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Shkodrës nën akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen si dhe armëmbajtjen pa leje. Ndërsa referuar lokalizimit të Mjacajt në fshatin Grud e Re ku ishte fshehur pas krimit, hetuesit janë ndihmuar nga dëshmia e të riut me iniciale A.D të cilit 20-vjeçari i kish shitur telefonin e turistëve çek. Në dëshminë e tij A.D shprehet: Më datë 4 rreth orës 10:00 të mëngjesit në lokal më erdhi Sokol Mjacaj, atë e njihja pasi kish jetuar disa kohë më parë tek të afërmit e mi. Ai u ul në lokal piu një kafe dhe mu afrua duke më thënë, e do këtë telefonin për 5000 mijë lekë. I thashë Sokol telefoni është i thyer dhe nuk kushton 5000 mijë lekë, më tha më jep sat ë duash dhe i dhashë 500 lekë me kushtin se po të rregullohej si telefon do t’i jepja dhe 1000 lekë. Më tej sqaron A.D: Sapo ndeza telefonin pashë foton e turistëve Cek në ekran, dyshova se Mjacaj mund t’i ketë vrarë duke ditur se ai ka qenë e më parë i dënuar e njoftova menjëherë policinë. Arratia e Mjacajt zgjati për afro 48 orë, ndërsa për kapjen e tij u angazhuan mbi 400 forca policie të cilat arritën ta kapnin atë të fshehur në një banesë në fshatin Grudë e Re pasditen ë 5 korrikut.