Këto zgjedhje, me siguri më të jashtëzakonshmet në historinë amerikane, ishin një revoltë kundër establishmentit politik.
Dhe pak njerëz e kanë personifikuar establishmentin politik më shumë se Hillary Clinton. Gjatë kësaj fushate, për miliona votues të zemëruar, ajo u bë fytyra e politikës së ‘thyer’ të Amerikës. Donald Trump arriti të bindë votues mjaftueshëm në mjaft shtete të cilat ai u zotua t’i rregullonte. Miliarderi e quajti veten kandidati protestues. Ndërsa Hillary përfaqësonte status quo-në. Vazhdimisht, Hillary Clinton deklaroi se ajo ishte kandidate më e kualifikuar. Vazhdimisht ajo fliste për CV-në e saj të pasur, eksperiencën e saj si Zonjë e Parë, si senatore e Nju Jorkut, dhe Sekretare e Shtetit. Por në këtë zgjedhje “të çmendura”, ku kishte aq shumë bujë dhe pakënaqësi, mbështetësit e Donald Trump e panë eksperiencën dhe kualifikimet e Hillary-t si negative. Shumë njerëz kërkonin një biznesmen në Shtëpinë e Bardhë më shumë se sa një politikane në karrierë. Urrejtja e tyre ndaj Uashingtonit ishte e dukshme. Dhe po aq e madhe ishte urrejtja e tyre për të. Hillary Clinton prej kohësh ka pasur probelmin e besimit, që në kohen me skandalin e email-eve. Ajo kishte një problem me origjinalitetin. Ajo është parë si një priftëreshë e lartë e një elite në bregun lindor, që shikon për njerëzit që punojnë. Pasuritë e mëdha që Clinton-ët kanë akuuluar që kur u larguar nga Shtëpia e Bardhë nuk i hynë në punë. Pasuria e tyre përkeqësoi problemet e saj me votuesit e klasës punëtore, edhe pse ata votuan të lumtur për një manjat pronash. Në një vend ku votuesit më të shumtë janë femra, mendohej se gjinia e saj do t’i jepte avantazh. Por ajo që u duk e qartë në garat e para përballë rivalit Bernies Sanders, ishte e vështirë të ndodhte edhe përballë Trump. Madje shumë femra nuk kanë qenë kurrë të kënaqura nga ajo. Kur Donald Trump akuzoi bashkëshortin e saj për ‘sulm’ ndaj femrave, shumë ranë dakord me të. Negativisht tek ajo ndikoi dhe fakti që shumë njerëz janë mërzitur me familjen Clinton. Hillary Clinton nuk është një politikane natyrale. Fjalimet e saj janë disi robotike. Zëri i saj tingullon i pasinqertë tek veshët e të tjerëve.