U TRAJTUAN 5 PRIORITET E VENDOSURA NGA BE PËR SHQIPËRINË. “Dita pas statusit kandidat-çfarë vjen më pas?”- është projekti që u prezantua përpara studentëve të fakultetit të drejtësisë të universitetin “Luigj Gurakuqi”.

Ky aktivitet u organizua nga “Qendra Europiane” dhe fondacioni “Konrad Adenauer” Elvin Gjevori, pedagog i politikave të Bashkimit Europian foli për temën “Europianizimi: BE dhe Shqipëria” Megi Topalli, specialiste në Bankën e Shqipërisë dhe pedagoge tha se qytetarët por edhe studentët duhet të kenë informacion për një fazë pas integrimit në BE që janë avantazhet dhe disavantazhet e hyrjes në euro-zonë. Gjatë prezantimit të projektit u trajtuan edhe 5 prioritetet e vendosura nga BE për Shqipërinë por edhe kostot e integrimit europian. Pas Shkodrës ky projekt do vijojë në Tiranë dhe Vlorë.

Artikulli paraprak“CHAMPIONS LEAGUE”, BARCELONA DREJT FINALES SË MADHE
Artikulli tjetërDAR: 6 MAJI AKTIVITETI JONË JO I BASHKISË