HUMBET CITY MESI BARAZON RAULIN.Bajerni i Mynihut, Porto, PSG dhe Barcelona janë 4 skuadrat e tjera që kanë siguruar kualifikimin që në ndeshjet e katërta në grupe, ndërkohë që me dy golat e tij në portën e Ajaksit, Lionel Messi e çon në 71 numrin e golave të shënuar në Champions,
duke barazoi rekordin e spanjollit Raul Gonzalez në këtë kompeticion.
Gjermanët e Guardiolës mundën 2-0 Romën, e cila është ende në lojë për turin tjetër pasi Mançester Siti u mund 1-2 nga CSKA e Moskës. Dopjeta e Dumbias triumfoi ndaj skuadrës së milionave arab, e cila e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë pas daljes me të kuq të Yaya Toures dhe Fernandinho-s.PSG-s i mjaftoi një gol i Cavanit në sekondën e 54-t që të mposhtë 1-0 Apoel Nikosian, ndërsa Barcelonës dopjeta e Messi-t që të fitojë 2-0 në “Amsterdam Arena” ndaj Ajaksin, një rezultat ky që i jep mundësinë Luis Enrique-s të marrë veten pas atyre 2 humbjeve radhazi në kampionat.Një tjetër surprizë e mbrëmjes ishte dhe barazimi 1-1 i londinezëve të Çelësit në Slloveni. Golin e skuadrës së Mariborit e shënoi shqiptari nga Maqedonia, Agim Ibrahimi.Fitorja 2-0 ndaj Atletik Bilbaos i dha mundësinë edhe Portos që të kualifikohet ende pa mbaruar faza e grupeve.