Mbrëmja e vlefshme për xhiron e dytë të Ligës së Kampioneve ka dhuruar sërish surpriza ashtu si në takimet e para të fazës së grupeve. Real Madrid ka çuditur të gjithë me një barazim 2-2 ndaj belgëve të Klub Bryzh. Denis për miqtë shënon dy gola në pjesën e parë duke shtangur madrilenët të cilët zgjohen vetëm në pjesën e dytë.

Fillimisht ngushton diferencën Ramos dhe në minutën e 85 është Casemiro që i shpëton nderin spanjollëve duke dalë të paktën me një barazim 2-2. Në ndeshjen tjetër të grupit A turqit e Gallatasarai humbën përballë Paris Sën Zhermen me rezultatin 0-1 dhe pas dy takimeve në Paris kryeson me 6 pikë dhe më pas renditen Bryzh me 2 pikë dhe Gallatasarai me Real Madrid me 1 pikë. Serbët e Crvena Zvezda edhe pse u ndëshkuan nga

grekët e Olipiakos me një gol të Semedo në minutën e 37’ kanë çuar në delir tifozët e tyre duke realizuar tre gola në pjesën e dytë me anë të Vuliç, Milonuviç dhe Boakie si dhe duke e fituar 3-1 këtë përballje. Në takimin tjetër të grupit B Bajern Mynih u tregua i pamëshirshëm teksa brenda në Londër fitoi 7-2 ndaj vendasve të Totenham, një humbje shokuese kjo për londinezët.

Në grupin B Bajern Mynih shkon i sigurtë drejt kualifikimit me 6 pikë ndërsa Crvena Zvezda ka tre pikë dhe me nga një pikë mbeten Olimpiakos dhe Totenham. Ndryshe nga sa pritej italianët e Atalantas kanë humbur edhe ndeshjen e dytë dhe kësaj radhe brenda në shtëpi me Shakhtar Donjetsk në shifrat 1-2.

Edhe pse Atalanta kaloi në avantazh me anë të Zapatas në pjesën e parë, ekipi mik barazoi shumë shpejt dhe në pjesën e dytë realizoi golin e fitores. Manchester City edhe pse vuajti në pjesën e parë përballë Dinamos së Zagrebit, nuk e diskutoi fitoren në pjesën e dytë me golat e shënuar nga Sterling dhe Forden. Në këtë grup City kryeson me 6 pikë dhe më pas vijnë Dinamo e Zagrebit dhe Shakhtar me nga 3 pikë dhe Atalanta 0 pikë. Juvetus nuk ka z

hgënjyer ndaj Bajer Leverkusen duke fituar 3-0 ndërsa Atletiko Madrid fitoi në transfertë përballë Lokomotivës së Moskës. Llogaritë në këtë grup janë ende të hapura sepse Juventus dhe Atletiko Madrid kanë nga 4 pikë ndërsa Lokomotiva e Moskës tre pikë dhe në fund gjermanët e Bajer Leverkusen me 0 pikë.

Artikulli paraprakBASHA I DORËZON RAMËS PLATFORMËN PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS
Artikulli tjetërSHKODËR, KADIJA: KËSHILLI S’DO JETË PENGESË PËR BASHKINË