SONTE DY SUPERSFIDA TË TJERA, PSG-BARCELONA DHE PORTO-BAYERN MYNIH. Juventusi arriti të fitojë me rezultatin minimal 1-0 ndeshjen e parë çerekfinale në Champions League ndaj Monakos, ndërsa derbi madrilen Atletiko-Real ka përfunduar me rrjeta të paprekura. Me një mungesë tejet të rëndësishme në formacion, francezin Pogba, bardhezinjtë zhvilluan një ndeshje të kënaqshme në “Juventus Stadium” , ndërsa goli i vetëm i takimit u shënua nga Vidal, i cili ktheu në gol një 11-metërsh në minutën e 57-të.
Cerekfinalja tjetër e luajtur në “Vicente Calderon” mes vendasve të Atletikos dhe Realit përfundoi 0-0 edhe pse të besuarit e Ancelotti-t bënë maksimumin për të gjetur të paktën një gol, por në shumë raste u ndalën nga portieri i vendasve, i cili zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer. Tashmë për të vendosur ekipet gjysmëfinaliste mbetet gjithçka e hapur për ndeshjet e kthimit, të cilat do të zhvillohen më 22 prill. Ndërkohë sonte do të zhvillohen dy supersfida të tjera. Francezët e PSG-së do tëp resin në shtëpinë e tyre, Barcelonën një përballje kjo e pas sfidës së grupeve. Laurent Blanc, trajneri i PSG-së, deklaroi në konferencën për shtyp para ndeshjes së parë çerekfinale të champions league ndaj barcelonës, se do të luajë ashtu siç bëri në fitoren 3-2 të skuadrës së tij ndaj katalanasve në fazën e grupeve. Takimi i tjetër do të jetë mes Portos dhe gjermanëve të Bayern Mynih. Pep Guardiola, trajneri i Bayern Munchen, deklaroi se, kundër Portos ekipi i tij duhet të zhvillojë dy ndeshje madhështore nëse kërkon të kalojë në gjysmëfinalet e Champions League.