RONALDO I GATSHËM PËR NDESHJEN E KHTIMIT TË SUPËRKUPËS .
Përfundojnë ndeshjet e para të fazës paraeleminatore të Ligës së Kampioneve. Ndeshjet e sotme treguan një nivel të barabartë mes ekipeve në 5 përballjet e zhvilluara, ku u arritën vetëm 2 fitore, ndërsa ndeshjet tjera përfunduan në barazim.

Kështu në supersfidën e sotme, portugezët e Portos mposhtën minimalisht 0-1, Lillë në fushën e këtyre të fundit, me një gol të Hector Herrera në minutën e 61.  Po 0-1 fitoi edhe Zeniti në përballjen me Standard de Liege, me një gol të Oleg Shatov që në minutën e 16. Ndërsa sfidat e tjera mes Apoel, Maribor-Celtic dhe Slovan Bratislava-BATE Borisov u mbyllën në shifrat 1-1, duke lënë gjiçka të hapur për ndeshjet e ktihimt, të cilat do të luhen javën e ardhshme në datat 26 dhe 27 gusht, për të përcaktuar ekipet që do të bëhen pjesë e këtij sezoni të Ligës së Kampioneve.

Cristiano Ronaldo ka stërvitur me skuadrën e Real Madridit para ndeshjes kthyese ndaj Atletico Madridit, e cila do të zhvillohet në kuadër të Superkupës së Spanjës. Real Madrid ka marrë një lajmë të mirë para ndeshjes kthyese ndaj Atletico Madridit, e cila do të zhvillohet në kuadër të Superkupës së Spanjës. Ylli i kësaj skuadre, Cristiano Ronaldo ka stërvitur së bashku me skuadrën para kësaj ndeshje. Ai e kishte lëshuar fushën pas përfundimit të pjesë së parë, ndërmjet Realit dhe Atleticos.  “Ai ka stërvitur mirë. Ne kemi bërë një seancë normale dhe do të jetë në dispozicion nesër që nga fillimi”, ka konfirmuar Carlo Ancelotti në konferencën për media. Dyshohej se Ronaldo u ndal nga i njëjti problem në tendinën e gjurit, ai që i ka dhënë shumë shqetësime gjatë sezonit të kaluar, por duket se ky është një problem i ri, një tërheqje në bicepsin femoral të kofshës së majtë, që ka ndalur përkohësisht portugezin. Ndeshja e kthimit ndërmjet Atletico Madridit dhe Real Madridit, e cila do ta përcaktoj edhe fituesin e Superkupës, do të zhvillohet të premten nga ora 22:30.

Artikulli paraprakASGJËSOHEN 34 MIJË RRËNJË CANNABIS SATIVA
Artikulli tjetërGRABITET ZYRA E VALUTËS NË MES TË DITËS