Kukësi është skuadra që do të luaj ndeshjen eleminatore të Champions League me ekipin e Valleta në stadiumin “Loro Boriçi” në ora 19:00 me 11 korrik.
Drejtori i Kukësit Jonuz Hallaçi pas mbërritjes në Shkodër thotë se kuksianët ndjehen si në shtëpi ndërsa presin mbështetjen edhe të tifozëve shkodran.
Hallaçi shprehet se Kukësi ka objektiv të qartë në ndeshjen me maltezët e Valleta, arritjen e një fitoreje që në ndeshjen e parë për ta patur sa më të lehtë kualifikimin në ndeshjen e kthimit.
Të dy ekipet Kukësi dhe Valleta ndodhen në Shkodër dhe tashmë pritet vetëm zhvillimi i ndeshjes me 11 korrik në orën 19:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.