Vllaznia e femrave është mposhtur 0-4 në shtëpi nga Chelsea, në sfidën e vlefshme për grupet e Champions League. Sfida u zhbllokua shumë shpejt. Vajzat londineze realizuan pas 10 minutash me Ingle, duke finalizuar kështu me sukses aksionin.
Goli i dytë do vinte në minutën e 20-të dhe mban firmën e Kirby. Në fundin e pjesës së dytë, Chelsea “tundi rrjetën” edhe 2 herë të tjera me Svitkova dhe Mjelde.
Vajzat shkodrane pas 5 ndeshjesh në grupe, nuk kanë provuar akoma shijen e pikës. Anglezet janë në vendin e parë me 13 pikë.