GOGLAT PËRCAKTUAN BARCELONA-BAYERN MUNCHEN DHE JUVENTUS-REAL MADRID. Në Nion të Zvicrës, u hodh shorti që përcaktoi çiftet gjysmëfinaliste të Champions League. Barcelona-Bayern Munchen dhe Juventus-Real Madrid ishin çiftet që dolën nga shorti i shumëpritur. Goglat u zgjodhën nga Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino, dhe ish-futbollisti gjerman Karl-Heinz Riedle.
Të katërta këto skuadra së bashku grumbullojnë 21 Kupa Europe dhe 37 pjesëmarrje në finale. 10 tituj Real Madrid, 5 Bayern Munchen, 4 Barcelona dhe 2 Juventusi. Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më 5 dhe 6 maj, ndërsa gjysmëfinalet e kthimit do të luhen më 12 dhe 13 maj. Finalja e madhe do të luhet në Berlin, më 6 qershor. Po ashtu është hedhur shorti dhe për Europa League. Napoli do të ndeshet me ukrainasit në Dnipro, ndërsa kampionët në fuqi të Sevilla-s do të kenë përballë Fiorentinën. Në data 7 maj do të luhen ndeshjet e para gjysmëfinale, ndërsa ato të kthimit do të luhen një javë më pas. Sipas shortet, fituesi I Napoli-Dnipro do të jetë ekipi pritës në finalen e madhe e cila do të luhet më datë 27 maj në Varshavë. Fituesi i Europa League shkon direkt në Champions League sezonin e ardhshëm.