Vllaznia në futboll për femra do të luaj ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve përballë ekipit të Real Madrid. Në prag të kësaj sfide të rëndësishme trajneri i Vllaznisë Nikolin Leka shprehet se pavarësisht se kundërshtari është i fortë sërish vajzat do të japin maksimumin duke synuar një rezultat pozitiv.
Kapitenia e Vllaznisë Esmeralda Franja dhe golashënuesja Megi Doçi theksojnë se për vajzat kuqeblu barazimi do të ishte një rezultat pozitiv kur përballë është një ekip si Real Madridi.
Ndeshja historike Vllaznia –Real Madrid do të luhet më 20 tetor në orën 18:45 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.