BAYERN NUK NJEH LIMITE SHËNON 7 GOLA KUNDREJT SHAKHTAR-IT. Tiago Silva eliminoi nga Champions League Chelsea-n e Mourinho-s dhe i dha mundësinë PSG-së të kalojë në çerekfinalet e këtij kompeticioni. Edhe pse ishin në disavantazh dy herë dhe luajtën për më shumë se 90 minuta me 10 lojtarë, për shkak të daljes së pakuptueshme me të kuq të Ibrahimoviç, lojtarët e skuadrës franceze bënë një lojë perfekte.

Ata arritën të barazonin dhe të mbyllnin lojën pas 120 minutave, me rezultatin 2-2. Tiago Silva shkaktoi një 11-metërsh, por 6 minuta nga fundi ishte vetë ai që barazoi shifrat dhe ndëshkoi londinezët. Nga ana e tjetër sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic ka kritikuar lojtarët e Chelsea-s për reagimin e tyre pas ndërhyrjen ndaj Oscar, për të cilën suedezi u ndëshkua me kartonin e kuq.  Ai e la ekipin e tij me 10 lojtarë pas ndërhyrjes ndaj Oscar, të cilët gjyqtari e vlerësoi si të ndëshkueshme me kartonin e kuq, megjithëse ishte e diskutueshme. Megjithatë, për Ibrahimovic-in i rëndësishëm ishte kualifikimi, për të cilën ai vlerëson maksimalisht shokët e tij. Në ndeshjen tjetër Bayern shkatërroi 7-0 Shakhtarin, hera e katërt për ta që shënojnë kaq gola në një ndeshje Champions. Një fitore e thellë që është njëkohësisht dhe një sinjal i fortë për skuadrat e mëdha europiane, të cilat për të marrë titullin kampion duhet të mposhtin armatën e Pep Guardiola-s. Me 2 golat e shënuar mbrëmjen e të mërkurës, Thomas Muller bëhet futbollisti që ka shënuar më shumë në Champions, plot 26 gola.

Artikulli paraprakBY PASS-i MBETET GËRMADHË, S’KA FONDE AS PËR 2015-ën
Artikulli tjetërSHPËRTHIM NË RUSI, 5 PERSONA RAPORTOHEN TË VDEKUR