PSG BARAZON 1-1 ME CHELSEA, BAYERN I PAFUQISHËM NDAJ SHAKHTAR. Champions League është rikthyer me fazën e eliminimeve direkte.

Dy ndeshjet e para të 1/8-ave, PSG- Chelsea dhe Shakhtar Donetsk-Bayern janë mbyllur në barazim. NË FrancË, u zhvillua një ndeshje interesante midis vendasve të PSG dhe londinezëve të Mourinho-s, të cilët edhe pse arritën të kalonin të parët në avantazh në minutën e 36-të me Ivanovic nuk arritën ta mbanin rezultatin.  Në 45 minutat e dytë vendasit rritën presionin në kërkim të golit të barazimit dhe e arritën atë me anë të Cavani-t në minutën e 54-t. Në minutat e mbetura asnjëra prej ekipeve nuk arriti të shkonte te goli dhe tashmë mbetet gjithçka për t’u vendosur në ndeshjen e dytë në Londër. Ndeshja tjetër e mbrëmjes së kësaj të marte u zhvillua në Ukrainën e trazuar, ku Bayern-i nuk mori më shumë se një barazim pa gola ndaj Shakhtar Donetsk, një ndeshje e zhvilluar në Lviv për shkak të situatës së tensionuar në Donetsk. Të besuarit e Guardiola-s vuajtën në këtë 90 minutësh, sidomos në pjesën e dytë, pasi Alonso u ndëshkua me të kuq duke lënë ekipin me 10 lojtarë. Megjithatë, në minutat e mbetura asnjëra prej ekipeve nuk mundi të zhbllokonte rezultatin, duke e mbyllur ndeshjen 0-0. Të mërkurën do të luhen edhe dy ndeshje të tjera të fazës së 1/8, ku në Zvicër, Basel i Gashit, Xhakës dhe Ajetit do të presë Porton, ndërsa në Gjermani Schalke do të ndeshet ndaj kampionëve të Realit

Artikulli paraprakBOKS, TË RINJTË SJELLIN TRE MEDALJE ARI
Artikulli tjetërTESTIMI I MJEKËVE NË FOKUSIN E “TONIGHT”