KORÇARËT DOMINOJNË POR  BARAZOJNË 1-1 NDAJ BATE BORISOV .

 

Skënderbeu nuk ja ka dalë mbanë të kualifikohet për në raundin tjetër të Champions Leagues, pasi me barazimin 1-1 në Korçë ndaj BATE Borisov e ka të pamundur, nisur edhe nga barazimi pa gola në ndeshjen e parë. Gjithsesi, korçarët e kanë dominuar këtë ndeshje deri në fund, duke krijuar shumë raste shënimi. Të parët kalojnë bjellorusët në avantazh në minutën e 25-të ku Oleknovic, i ndihmuar edhe nga traversa mposht Shehin. Më pas e gjithë loja ka folur më tepër për skuadrën e Josës, e cila veçanërisht në pjesën e dytë e ka detyruar Baten të mbyllet në gjysmëfushën e saj dhe të mendoj më tepër të mbrohet. Tentativat e shumta konkretizohen nga Radas, i cili me një goditje shumë të fortë nga jashtë zone, shënon duke gjunjëzuar portierin Cernik. Minutat në vazhdim kanë qenë të vështira për bjellorusët, të cilët u mbronin me të 11 lojtarët në zonën e tyre, ndërkohë që fati nuk ka qenë me korçarët pasi tentativat e tyre nuk mundën të konkretizoheshin më. Kështu mbyllet aventura e skuadrave shqiptare në Champions League, ku si gjithmonë për vendin tonë merr pjesë vetëm skuadra kampione.

Artikulli paraprakPRAPË GRUSHTA NË PARLAMENT
Artikulli tjetërDRITAN DAJTI, 4 DËNIME PËRJETË