Dianamo i Zagrebit është kundërshtari i Skënderbeut në fazën “play-off” të Champions League. Kampionët korçarë kanë mësuar në këtë mënyrë rivalin e fundit për të përcaktuar një biletë në fazën e grupeve në trofeun më të rëndësishëm në rang klubesh. “Ekipi kroat është një kundërshtar i cili mund të shihet si favorit”, u shpreh menjëherë pas shortit Mirel Josa. Me të drejtë, trajneri i Skënderbeut vlerëson Dinamon e Zagrebit si një rival me shumë histori në futbollin Evropian.
Shorti nuk lë vend për pakënaqësi, pasi të pestë kundërshtarët e tjerë të mundshëm, si: Bazel, Celtik, Apoel Nikozia, apo Bate Borisov, janë të njëjtit nivel. Goglat e hedhura në Nion të Zvicrës shmangën një derbi më shqiptarët e Bazel-it. Shkëlzen Gashi dhe Taulant Xhanka humbën mundësinë për t’u rikthyer në Shqipëri, këtë herë si kundërshtarë. E sigurt është se asnjë nga palët nuk e ka dashur një përballje të tillë. Skënderbeu në këtë mënyrë është vetëm 180 minuta larg për të shkruar një tjetër faqeje të rëndësishme në futbollin evropian. Pasi siguruan për herë të parë pjesëmarrjen në fazën e grupeve në Europa League, Skënderbeu luan edhe këtë sfidë përballë Dinamos së Zagrebit për të shpresuar për një kompeticion edhe më elitar, si Uefa Champions League. Takimin e parë Skënderbeu do ta zhvillojë në “Elbasan Arena” më date 18/19 gusht, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Kroaci në datën 25/26 gusht.