Ceremonia solemne e kurorëzimit të monarkut të ri të Mbretërisë së Bashkuar, ka nisur me brohoritje, lavde dhe kore që këndojnë për nder të Mbretit Charles III.
Kryepeshkopi me biblën në dorë i kërkoi Mbretit Charles të konfirmojë se ai do të mbështesë ligjin dhe Kishën e Anglisë gjatë mbretërimit të tij.
Momenti unik i betimit të Mbretit Charles, u shoqërua me zotimin e këtij të fundit se do të jetë një monark besnik.
Mbreti vendos dorën e tij mbi Ungjillin e Shenjtë dhe u zotua se do të kryejë dhe mbajë premtimet.
Më tej ai do të kurorëzohet bashkë me gruan e tij, Mbretëreshën Camilla.