Ish- zyrtari i lartë i FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal pranoi këtë të martë se ka lobuar për të hequr sanksionimin e Departamentin Amerikan të Shtetit, ndaj oligarkut rus, Oleg Deripaska në vitin 2021. Zyrtari i lartë i FBI-së, pranoi fajin e tij në Gjykatën Federale për akuzat nga Akti Ndërkombtar i Fuqive Ekonomike të Emergjencave në Nju Jork.

“Kam rënë dakord me një palë tjetër për të mbledhur informacion nënçmues me burim të hapur për një oligark rus të quajtur Vladimir Potanin i cili ishte një konkurrent biznesi i Oleg Deripaska,”- tha McGonigal në Gjykatë.

Ish-zyrtari i FBI-së u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy në janar dhe u akuzua në dy aktakuza të veçanta në Nju Jork dhe Uashington, DC, nën akuzën se kishte marrë para nga oligarku rus të sanksionuar Oleg Deripaska për të hequr sanksionet e SHBA si dhe për fshehjen e qindra mijëra dollarëve që kishte marrë nga një ish-punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare, ndërsa ishte zyrtar i lartë në byro. Avokati i McGonigal, Seth DuCharme, së fundi i tregoi një gjykatësi federal në Uashington se ata mund të zgjidhin çështjen e lidhur me Shqipërinë deri në fund të muajit. Në gjykatë të martën, McGonigal iu përgjigj një sërë pyetjesh në lidhje me skemën e paligjshme për Deripaskën.

“Jam shumë i kthjellët dhe i penduar për veprimet e mia. Unë paraqitem para jush në këtë gjykatë për të marrë përgjegjësinë e plotë, pasi veprimet e mia nuk synonin kurrë të lëndonin Shtetet e Bashkuara, FBI-në, familjen dhe miqtë e mi.

E dija se Deripaska ishte vendosur në listën e sanksioneve nga qeveria amerikane. Unë e kuptoja se informacioni që mblodha në fund do të përdorej për ta futur Potanin në listën e sanksioneve të SHBA-së. E kuptova që puna që bëra do t’i jepte njëfarë përfitimi Deripaska-s dhe sipas ligjit të SHBA-së, nuk duhej t’i ofroja asnjë shërbim Deripaskës, qoftë edhe indirekt,”- ka thënë McGonigal. Lidhur me çështjen e Shqipërisë, ish zyrtari i lartë mund ta zgjidhë çështjen e tij pa gjyq. Pak javë më parë në një seancë gjyqësore në Uashington, avokati i McGonigal, Seth DuCharme, i tha gjyqtarit që mbikëqyr atë çështje se kishte një “shans të mirë që çështja do të zgjidhej” pa pasur nevojë të shkonte në gjyq. McGonigal, i cili është një nga ish-zyrtarët më të lartë të FBI-së që po përballet me drejtësinë për këto shkelje. Që prej ditës kur u arrestua, ai nuk ka pranuar kurrë akuzat.

Artikulli paraprakZJARRI ‘PUSHTON’ FRANCËN, EVAKUOHEN 3 MIJË TURISTË
Artikulli tjetërOPERACION NDËRKOMBËTAR ANTIDROGË, GODITET GRUPI KRIMINAL NË KURBIN 6 TË ARRESTUAR, MES TYRE DHE TË HUAJ!