3 MILION KOPJE NË TREG, RADHË PËR TA BLERË. Numri i ri i Charlie Hebdo është nxjerrë në shitje dhe kërkesat për blerjen e revistës satirike janë tepër të mëdha në Paris, duke formuar radhë të gjata që në orët e para të mëngjesit dhe duke boshatisur shumë stenda.   Tre milionë kopjet me Profetin Muhamed në kopertinë janë printuar, një javë pas sulmit terrorist në redaksinë e revistës, ku u vranë 8 gazetarë dhe 4 qytetarë të tjerë në Paris.

Karikatura e kopertinës shfaq profetin mbi faqen e të cilit rreshket një pikë lot, ndërsa në duar mban mbishkrimin “unë jam Charlie”.Mbi kokën e profetit Muahmed shkruhet “gjithçka është falur” dhe sipas asaj që shpjegoi njëri nga karikaturistët në një deklaratë për shtyp, ai tha se kjo është një falje për sulmin e ekstremistëve myslimanë.   Pavarësisht kundërshtive dhe kërcënimeve të tjera për mos publikimin e numrit të ri të revistës me pamjen e profetit Muhamed, stafi ka thënë se do vazhdojë të “ruajë të drejtën për të qenë blasfemues” dhe pse në konceptin e tyre ato janë vetëm vizatime argëtuese.  

Artikulli paraprakTATIMET, NDRYSHON STRUKTURA ONLINE
Artikulli tjetërSITUATA E RENDIT DHE E SIGURISË NË SHKODËR