BRENDA JANARIT PËRFUNDOJNË TRAJNIMET DHE FILLON SHËRBIMI FALAS. Prane DSHP dhe Spitalit Rajonal te Shkodres vazhdojne trajnimet teorike dhe praktike per infermieret e te gjithe qendrave shendetesore te Qarkut te cilet do te kryejne sherbimet per check up-i falas.

Jane tre grupe te ndryshme dy prane DSHP dhe nje prane Spitalit Rajonal te Shkodres te cilet po trajnohen nga mjeke dhe infermiere te urgjences per sherbime te ndryshme te nevojshem per kryerjen e analizave te percaktuara ne paketen falas. Paketa me analiza falas e ofruar per te gjithe shtetasit shqiptare nga mosha 40-65 vjec nga Ministria e Shendetesise do aplikohet ne te gjitha qendrat shendetesore ne vend konkretisht ne Qarkun e Shkodres ky sherbim do ofrohet ne te gjitha qendrat ndersa sa i perket qendrave shendetesore ne zonat malore do te kete mundesi alternative ne menyre qe edhe ne zonat me te thella te ofrohet ky sherbim. Sherbimi falas per check up do i ofrohet te gjithe qytetareve nga 40-65 vjec ne qendrat shendetesore prane vendbanimit pa asnje lloj procedure tjeter duke lehtesuar keshtu marrjen e ketij sherbimi i cili synon parandalimin e semundjeve te zemres dhe shendetit mendor nderkohe pritet qe brenda muajit janar te filloje aplikimi per marrjen e ketij sherbimi falas.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/MUU3xcprVq8″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakKOLAUDIMI, RRADHA VAZHDON…
Artikulli tjetërKAOS TEK BARÇA, MESSI-ENRIQUE DIVORC TOTAL