Analizat për check up-in në poliklinikën e specialiteteve në qytetin e Shkodrës duhet të bëhen nga ora 8 e mëngjesit deri në 12:00. Pas kësaj ore, Hidije Bilali, mjeke e përgjithshme thotë se të dhënat dërgohen drejt Tiranës. Personeli që bën kontrollet dhe analizat për check up-in në poliklinikë është i angazhuar edhe me qendrat shëndetësore ndaj edhe pacientët thotë mjekia Bilali janë në dijeni.

Brenda një dite numri i atyre që paraqiten për të bërë check up-in varion nga dy deri në 10-të duke mos patur kështu një fluks shumë të madh. Çdo pacient njoftohet nga vetë stafi gjë e cila nuk krijon radhë përsa i përket analizave për check up-in në poliklinikën e Shkodrës si dhe lehtëson funksionimin e këtij procesi.

Artikulli paraprakURA E BAHÇALLEKUT VIJON TE JETE E AMORTIZUAR
Artikulli tjetërEGLANTIN DHIMA, NJË VLONJAT NË RADHËT E VLLAZNISË