Chelsea është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Federatës, pas fitores 1 – 0 me Manchester United në Londër. Ekipi i Contes siguroi suksesin me golin e Kantes, në fillimin e pjesës së dytë.
Rivalët ishin me një futbollist më pak, pasi Herrera mori të verdhin e dytë në minutën e 35’. Chelsea do të përballet në gjysmëfinale me Totenhamin, ndërsa sfida tjetër do të jetë Arsenal – Manchester City. Ndeshjet do të luhen në fund të muajit Prill.