Më 7 Nëntor, një ditë përpara zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dyshohet se al – Kaeda do të kryejë sulme terroriste.

Alarmi vjen nga shërbimet inteligjente amerikane, të cilat njoftojnë se në rrezik janë tre shtetet; Nju Jorku, Teksasi dhe Virxhinia. CIA ka paralajmëruar autoritetet në Nju Jork se terroristët mund të godasin në pika kyçe të vendit. Gjendja e alarmit do të jetë e lartë duke nisur nga kjo fundjavë, kur pritet të nisë programacioni tradicional maratonë që i paraprin zgjedhjeve. Zyrtarët e policisë thanë për mediat amerikane se janë të vetëdijshëm për rrezikun dhe po punojnë me FBI-në dhe anti-terrorizmin për shmangien e ndonjë masakre. Uashingtoni ndër të tjera i druhet edhe një sulmi masiv kibernetik nga ana e Rusisë apo nga vende të tjera, me qëllimi krijimin e kaosit të martën e 8 Nëntorit, në ditën e zgjedhjeve presidenciale. Rrjeti amerikan NBC shkruan se për t’i bërë ballë një sulmi të tillë, Shtëpia e Bardhë po koordinon strategjitë me Departamentin e Sigurisë dhe me dy agjencitë CIA dhe NSA. Autoritetet në SHBA po përgatiten për më të keqen, raporton NBC. Frika është se një sulm masiv kompjuterik mund të shkatërrojë rrjetin elektrik dhe internetin në të gjithë vendin. Më herët, hakerat rusë janë akuzuar për manipulim të serverit të Kongresit Kombëtar të Partisë Demokratike në SHBA, por Kremlini i ka hedhur poshtë këto akuza.

Artikulli paraprakTAKSAT E REJA, NË 2017 ULEN PËR INDUSTRINË VENDASE TË PËRPUNIMIT
Artikulli tjetërSI U BË MAQEDONIA QENDËR GLOBALE E KEQINFORMIMIT PRO TRUMP