Shqipëria vazhdon te mbetet burim kryesor për prodhimin e kanabisit dhe një pike aktive per tranzitin e drogave nga Azia Jug perëndimore drejt Evropës.

Ky është konkluzioni i nxjerrë nga CIA në raportin fundit të publikuar në 14 gusht, për vendet e rajonit ku ka evidentuar Shqipërinë sërish si një vend problematik. Ndër të tjera vendi ynë shihet hje si vend burimi i kanabisit.

Sa i përket korrupsionit shtohet se është evident pastrimi i parave, që lidhet me trafikun e lëndeve narkotike dhe të qënieve njerëzore.

Mali i Zi
Inteligjenca amerikane jep alarmin për shtimin e rrezikut të terrorizmit në Mal të Zi. Në raport thuhet se sekti japonez “Aum Shinrikyo” po përmirëson rrjetin e tij në Malin e Zi, megjithëse shumica e anëtarëve u dëbuan dy vjet më parë.

Mali i Zi është i vetmi vend në rajon ku CIA paralajmëron për rrezikun e terrorizmit. CIA thotë se Serbia nuk i zgjidhi problemet kufitare me Kosovën, Kroacinë dhe Bosnje dhe Herzegovinën.

Pretendohet se rruga për transportimin e heroinës nga Azia në Evropë kalon nëpër Serbi dhe se ekonomia e saj është e ndjeshme kur është fjala për pastrimin e parave.

Në Bosnje dhe Herzegovinë, thuhet se po trajtohet problemi i pastrimit të parave dhe korrupsionit, ndërsa gjyqësori është i dobët.

Po ashtu thuhet se Kroacia është një vend tranzit për kontrabandën e kokainës nga Amerika e Jugut në Europën Perëndimore.

Artikulli paraprakRREZIKU PËR AKSIDENTE, POLICIA: PASAGJERËT TË PAMBROJTUR, DO VIJOJNË KONTROLLET
Artikulli tjetërBASHA: NË 7 MUAJ, 30 TON KANABIS I KAPUR NË ITALI. ASNJË BOS DROGE I ARRESTUAR