Nga viti në vit, rëndësia ë psikologut në jetën e qytetarëve shihet në rritje.
Nuk janë të pakta rastet kur psikologu mbetet shpresa e fundit për persona të cilën gjenden në një situatë të vështirë, sipas tyre të pazgjidhshme. Edhe çiftet të cilët janë në prag divorci, psikologun e shohin si mikun e tyre të fundit. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga psikologia pranë Qëndres së Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike. Por cilat janë arsyet që keta çifte shkojnë drejt divorceve? Roli I psikologut shpesh herë ka qënë vendimtar për ndarjen ose jo të çifteve të cilët e trokasin si deren e fundit të zgjidhjes. Nga viti në vit numri I divorceve ka qënë në rritje duke sherbyer si indikacion për problemet e mëdha ekonomike, sociale e gjinore që shoqërojnë shtresat sociale në shoqërinë tonë.