82 vjecari Pashk Lala dhe bashkëshortja e tij ne Kurbin prej tre vitesh po jetojnë në dhomë që para se tërmeti i 26 Nëntorit tu dëmtonte shtëpinë e përdornin për garazh.Lala tregon se fillimisht banesën e cilësuan të padëmtuar, ndërsa më pas i ofruan 5 milion lekë të vjetra për të riparuar dëmtimet.
Ai nuk e pranoi grantin, pasi ngulmon në një proces të rregullt verifikimi të dëmtimit dhe kërkon rindërtimin e shtëpisë.
82 vjeçari thotë se ka tre vite që endet në dyert e bashkisë së Kurbinit, sjelljen e drejtuesve të të cilës e krahason me atë të diktaturës që i vrau 11 anëtarë të fisit.
Bashkia e Kurbinit ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të, i cili la të pastrehë rreth 2 mijë familje.Disa prej tyre i kaluan Krishlindjet në çadra apo kontejner, e kështu do ti gjejë dhe nata e ndërrimit të viteve, teksa përfundimi i procesit të rindërtimit duket ende i largët.