Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat mëngjesin e sotëm ku një çift të moshuarish janë hedhur nga kati i gjashtë i një pallati, duke gjetur vdekjen.

Burrë e grua, Kujtim dhe Këze Agalliu rreth 80 vjeç, janë gjetur në pajetë në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”.

Policia bën të ditur se trupat e pajetë janë konstatuar poshtë pallatit në ndërtim e sipër nga një patrullë rreth orës 07:00 të mëngjesit të kësaj të premte.

Nuk dihen motivet e kësaj ngjarje që çuan dy të moshuarit drejt vetëflijimit. Burrë e grua jetonin vetëm, ndërsa për ta kujdesej një grua e cila nuk ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes.

Çifti ishin prindër të një djali i cili mësohet se ndodhet në emigracion në Itali. Gjithçka përreth është një kantier ndërtimi. Banorët e zonës janë shprehur se nuk i njohin dy të moshuarit pasi ata kishin pak kohë që kishin ardhur në këtë lagje.

Njoftimi i Policisë:

Berat

Informacion paraprak

Më datë 30.11.2018, rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, shërbimet e patrullës konstatuan një çift të moshuarish të cilët dyshohet se janë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, duke gjetur vdekjen.

Shërbimet e policisë, grupi hetimor po punojnë për identifikimin e tyre.

Artikulli paraprakPËRFSHIHET NGA FLAKËT NJË BANESË, DYSHOHET ZJARR I QELLIMSHEM
Artikulli tjetërBUSHATI: DEKLARATAT E RAMËS TË RREZIKSHME, BE SE MERR SERIOZISHT