
Kjo është thirrja që bën 70- vjeçari Refi Lame, drejtuar të gjithë qytetarëve shkodranë por edhe institucioneve që si shkak I neglizhencës kanë lënë në harresë këtë çift të moshuarish të cilët përballen çdo ditë me sfida të shumta për sigurimin e jetës. Bashkëshortja e Refisë, Adilja për shkak të një sëmundje, prej 3 vitesh është e paralizuar duke u përballur me shumë sfida shëndetësore. 70- vjeçari tregon vështirësitë që ka për t’u kujdesur për të.
Ai tregon se bashkëshortja nuk ka mundur të përfitojë KEMP pasi nk është shtetase shqiptare, por malazeze ndërsa shton se tashmë e ka të pamundur të ndjekë këtë problem në rrugë ligjore.
Thirrja e tij është për më shumë mbështetje nga qytetarët apo bizneset në Shkodër, në mënyrë që edhe me anë të pensionit të përballojë shpenzimet e shumta.
Situata e vështirë në të cilën ndodhen dy të moshuarit duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për institucionet të cilat duhet të shtojnë vëmendjen dhe kujdesin ndaj kësaj kategorie. Ndërkohë, që të gjithë qytetarët dhe bizneset janë të lutur të ofrojnë ndihmën ndaj dy bashkëshortëve të cilët fati po I përballë me sfidën më të madhe të jetës.