Një shqiptar 29 vjeç u kap me kokainë në Lamia, ndërsa bashkë me të u ndalua edhe një vajzë greke 26 vjeçe.

Atyre iu gjetën 6 pako të ngjeshura që përmbanin një sasi kokaine prej 7.6 gramësh për pako.

Gjithsej janë sekuestruar 53 gramë kokainë, 2 pako me sasi kërpi të papërpunuar, me peshë 1,770 gramësh, si edhe mbi 5000 euro, shkruajnë mediat greke.

Policia sekuestroi gjithashtu edhe dy telefona celularë. Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë e Lamias për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakMERR FLAKË MAKINA E POLICISË PRIVATE
Artikulli tjetërQËLLOI ME ARMË NDAJ NJË SHTETASI, 38-VJEÇARI ARRESTOHET NGA POLICIA POR ARMËN E HODHI NË BUNË