Bashkia Shkodër sëbashku me Qëndrën Kulturore të fëmijëve dhe Drejtorinë Arsimore Rajonale e kanë kthyer në traditë aktivitetin Gara me Bicikleta me pjesmarrjen e fëmijëve të kopshteve.

Aktiviteti u zhvillua paraditen e së shtunës në pedonalen pranë Urës së Bunës ku morën pjesë rreth 100 fëmijë të kopshteve të qytetit.Kjo garë u ndoq me vëmendje nga prindërit ku secili nuk kurseu entuziazmin për të fituar garën fëmija i vet.

Në përfundim juria shpalli cmimet fituese të tre vendeve të para në këtë garë sipas kategorive.

Inspektori i Qendres Kulturore të Fëmijeve Agim Troshani tha se është i kënaqur nga zhvillimi i aktivitetit.

Organizatorët kanë menduar për vitin tjetër që aktivitetin e garave me bicikleta me fëmijët e kopshteve ta zhvillojnë në stadium për arsye të terrenit më të favorshëm.

Gara me Bicikleta mes fëmijëve të kopshteve është një aktivitet që mes të tjerash ka për synim nxitjen e lëvizjes me bicikleta dhe rritjen e cilësisë së jetës për këta vogëlushë.

Artikulli paraprakFAMILJA PALINA NË STAR PLUS , VAZHDOJNË NDIHMAT
Artikulli tjetërEDI RAMA NDËRTON SHTËPINË PËR FAMILJEN E VARFËR