Besmir Banushi, çiklisti i njohur i kombëtares shqiptare ka firmosur me ekipin e Vllaznisë. Prej disa kohësh palët kanë nisur bisedimet dhe në këtë fillim viti është zyrtarizuar kjo marrëveshje mes Banushit dhe ekipit të Vllaznisë në çiklizëm. Banushi pas firmosjes shprehet se ka qenë edhe një dëshirë e tij që të vijë në Shkodër.

Trajneri i Vllaznisë Leonat Kola vlerëson ardhjen e një çiklisti cilësor si Besmir Banushi në radhët e ekipit kuqeblu.

Çiklisti Banushi dhe trajneri Kola shpresojnë që Vllaznia në 2020-ën të fitojë titullin kampion që i mungon prej kaq shumë vitesh.

Vllaznia ka në përbërje çiklistë që premtojnë për të ardhmen dhe që kanë arritur rezultate pozitive ndërsa ardhja e Besmir Banushit e përforcon tepër skuadrën shkodrane e cila në çdo garë kombëtare do të synojë fitimin e trofeve.

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTOHEN DY SHTETAS PËR DHUNË NË FAMILJE
Artikulli tjetërHUMBI NËNËN, HYGOR: MË SURPRIZUAT, E DUA SHKODRËN