FITUES SHKOLLA, “FREDERIK GJONI”, “PASHKO VASA”, “KOR JEZU”. Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës, kanë organizuar në  qytetin e Shkodrës, garën me biçikleta në kuadër të festive të nëntorit, mes shkollave 9 vjeçare të Qarkut të Shkodrës. 

Gara e organizuar ka patur një  pjesëmarrje të kënaqshme nga të gjitha shkollat. Për këtë aktivitet ka folur Entri Çaku, një prej organizatorëve të këtij aktiviteti. Në fund të garës, fitues është shpallur, Miraxh Aleti, i shkollës “Frederik Gjoni” , në Berdicë. Në vendin e dytë është renditur, Mikel Kodra i shkollës “Pashko Vasa”, dhe në vend të tretë  Kristian Marku i shkollës “Kor Jezu”. Po ashtu Çmime janë shpërndarë dhe për shkollën speciale, 3 dhjetori. 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/BQM5UlEk1C0?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprak“AUTOCHTHONOUS” MBËRTHEN TREVAT SHQIPTARE
Artikulli tjetër“ME GJUHËN E MUZIKËS”