Gara e famshme e çiklizmit, ‘Giro d’Italia’ sezonin e ri do e fillojë aktivitetin nga Shqipëria me tre etapa. Kjo do jetë hera e 15-të në 115 vite histori që gara fillon jashtë kufijve të Italisë.

Me praninë e kryeministrit Edi Rama dhe të organizatorëve të garës, në kryeministri u prezantuan këtë të hënë edhe detaje nga gara që zgjat prej 9-21 majit 2025 dhe do jetë edicioni i 108-të.

Gara e famshme popullore do të mbledhë në maj çiklistët më të mirë të botës në Tiranë, Durrës dhe Vlorë dhe do të ndiqet nga qindra milionë teleshikues

Çfarë është “Giro d’Italia”

“Giro d’Italia”, një nga turnetë më të famshëm çiklistik në botë, në maj të vitit të ardhshëm zhvendoset në Shqipëri ku do të zhvillohet tre etapat hapëse të garës.

“Giro d’Italia” lind në vitin 1909 së bashku me “Gazzetta dello Sport” dhe është një nga garat më të rëndësishme çiklistike botërore, e cila transmetohet nga media të rëndësishme në shtetin italian, por edhe nga më shumë se 200 media sportive në të gjithë botën.

Qindra çiklistë do të jenë të pranishëm përgjatë një jave duke marr pjesë në shumë evente. “Giro d’Italia Grande Partenza”, është një event që në 115 vite histori të garës vetëm 14 herë është zhvendosur jashtë kufijve italianë.

Artikulli paraprakBARDHAJ, DEGRADOHET RRUGA KRYESORE
Artikulli tjetërDHOMË TERAPEUTIKE NË SHTËPINË E FËMIJËS 0-5 VJEÇ