ÇIKLISTI I APOLONISË PËRJASHTOHET NGA GARA, RREZIKOI JETËN E SPORTISTIT TJETËR. Kupa e “Muriqëve” në sportin e çiklizmit e organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit rregjistroi dhe një aksident në momentin e finishit për çiklistët e rritur.

Siç shikohet dhe nga pamjet, dy çiklistë ishin shkëputur ndjeshëm nga grupi, pikërisht çiklisti i Apolonisë, Marolino Hoxha dhe ai i Tetuës Orest Hoxha. Të dy çiklistët në momentin e finish tentuan fitoren, por sportisti i apolonisë realizon një rrëzim të çiklistit durrsak. Ky moment shikohet qartë dhe nga pamjet që ka patur një veprim jo korrekt të sportitsit fierak, çka solli më pas dhe qëndirmin e drejtuesve të kësaj kupe. Këto pamje tregojnë dhe një herë vështirësinë e këtij sporit në shqipëri, ku për fat të mirë, çiklisti i Teutës nuk pësoi dëmtime të rënda. Ndërsa pezullimi i çiklistit të Apolonisë shërben për të sensibiluar sportistët e tjerë të cilët duhet të ruajnë jetën e shokëve aq më tepër në një sport të tillë ku rrezik është gjithmonë i pranishëm.

Artikulli paraprakHillary Clinton shpalli kandidaturën e saj për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Artikulli tjetërSEZONI TURISTIK, KATËR MINISTRI NË VARËSI TË PLAZHEVE