Skuadra e Vllaznisë në sportin e çiklizmit është riorganizuar edhe njëherë dhe tashmë ka nisur një punë serioze për përgatitjen e çiklistëve shkodran.
Trajner i ekipit është emëruar ish-çiklisti i Vllaznisë Leonard Kola i cili në ekip ka edhe djalin e tij, të talentuarin Bruno Kola. Tekniku i ri thotë se do synojë që ta rikthejë çiklizmin shkodran në vitet e arta të tij. Në mbështetje të ekipit është edhe një tjetër ish-çiklist i njohur shkodrani Brahim Sykaj. Në fundjavë Vllaznia do të marrë pjesën në kupën “Demokracia” që do të zhvillohet në disa itinerare nga ku synohet edhe një rezultat pozitiv.