Vllaznia në çiklizëm ka bërë një paraqitje të mirë në kupën “17 Nëntori” që u organizua në itinerarin Tiranë-Qafë Krrabë. Kuqeblutë në këtë garë morën 3 vende të para pavarësisht moshës së re që kanë çiklistët.

Në fund ekipi i drejtuar nga Leonat Kola mori edhe një çertefikatë mirënjohjeje. Federata shqiptare e Çiklizmit ka organizuar kupën “17 nëntori” me intinerarin Tiranë-Qafë Kërrabë. Në këtë garë të zhvilluar mori pjesë edhe skuadra e Vllaznisë me çiklistët e saj e drejtuar nga trajneri Leonat Kola. Nga kuqeblutë kanë arritur që të renditen mes më të mirëve 3 prej sportistëve duke treguar se ky ekip po shkon në një rritje graduale edhe pse në përbërje ka çiklistë me një moshë të re. Pavarësisht terrenit malor nga Tirana në Qafë Kërrabë, sportistët shkodran kanë arritur që ta përballojnë mjaft mirë. Një surprizë për këtë garë ka qenë çiklisti i Vllaznisë Astrit Kronaj. Edhe pse një 16-vjeçar ka arritur që të zërë një vend mes më të mirëve jo vetëm me të rinjtë por edhe me të rriturit. Tek të rinjtë ka mbërritur i pari në finish ndërsa ka zënë vendin e tretë mes të rriturve duke treguar ambiciet e tij. Pas Kronaj ka qenë radha e çiklistit tjetër shkodran Bruno Kola që është renditur i treti për kadet. Treshja shkodrane mbyllet me Kledison Canin që tek xhunior mori vendin e tretë. Me Vllazninë garuan edhe sportistët e tjerë Gjergj Zefi, Sion Gjokla dhe Alfons Rrashkadoli. Kuqeblutë si skuadër në fund ta garës morën edhe një çertefikatë mirënjohjeje si një prej ekipeve më të mira në këtë aktivitet sportive. Çiklistët e Vllaznisë synojnë që në të ardhmen të lider në çiklizmin shqiptar edhe tek të rriturit duke ndjekur gjurmët e shumë sportistëve shkodran, emblem të çiklizmin shqiptar edhe tek të rriturit duke ndjekur gjurmët e shumë sportistëve shkodran, emblem të çiklizmit.

Artikulli paraprakUNIVERSITETI I SHKODRES KONFERENCE ALBANOLOGJIKE:SHQIPERI-HUNGARI, DJE, SOT DHE NESËR
Artikulli tjetërVLLAZNIA-PARTIZANI NIS SHITJA E BILETAVE