VLLAZNIA MERR PJESË NË ITINERARIN LEZHË-SHKODËR, STAR PLUS NDJEK STËRVITJEN. Ekipi i Vllaznisë në Çiklizëm është duke zhvilluar përgatitjet e fundit për kupën “Muriqi” që do të zhvillohet ditën e hënë me itinerar, Lezhë-Shkodër.
Ekipi shkodranën, në drejtimin e trajnerit Sabetin Hoxha është përgatitur intensivisht për të realizuar një paraqitje sa më dinjitoze në këtë kupë. Star Plus ka ndjekur nga afër dhe stërvitjen e ekipi, duke pasyquruar kështu mundin e këtyre çiklistëve të rinj dhe punën e vështirë gjatë stërvitjes. Pas përfundimit të itinerarit të stërvitjes, trajneri Hoxha beson se çiklistët e tij do të arrijnë të shpallen kampion në moshat e tyre. Vllaznia nga dita në ditë është duke patur dhe një shtim të nurmit të fëmijëve të cilët kanë dëshirë ti bashkohen sportiti të çiklizmit. Pas një periudhe pause tashmë mund të themi se ky ekip është ringritur falë punës së trajnerit Hoxha, të presidentit të shoqatës Leonard Kola një ish-çiklist i Vllaznisë si dhe mbështetjes financiare që klubi shumë sportësh Vllaznia ka premtuar për këtë ekip. Kupa që do të zhvillohet do të jetë një test i mirë për të parë këtë brez çiklistësh që është duke rritur Vllaznia.