KUQEBLUTË MARRIN PJESË NË KATEGORINË E KADETËVE, SYNOHET VENDI I PARË. Ditën e mërkurë me datën 20 maj do të zhvillohet kupa “Agim Tafili” në sportin e çiklizmit me itinerar Tiranë-Shkodër.
Një kupë tashmë tradicionale dhe e realizuar për çdo vit pritet të ketë një konkurencë të madhe pasi këtë vit marrin pjesë më shumë ekipe dhe më shumë çiklistë. Trajneri i Vllaznisë, Sabetin Hoxha në një intervistë për Star Plus bën të ditur dhe objektivin e ekipit të tij. Vllaznia ashtu siç bëri në kupën e zhvilluar në nderim të Muriqëve synon vendin e parë me çiklistët e saj.