BRUNO KOLA ËSHTË I PARI PËR KADETË, TEUTA FITON PËR TË RRITUR. Ekipi i Vllaznisë në çiklizëm ka arritur të fitojë vendin e parë në kupën e Muriqi tëorganizuar ditën e hënë me itinerarë Lezhë-Shkodër e gjatë 40 kilometra.

Ka qenë çiklisti Bruno Kola i cili së bashku me çiklistin e ekipit të Teutës Sali Ballgjini ishin shkpëutur që nga starti i garës prej grupit të madh dhe kryesuan deri në finish. Pikërisht aftësia e çiklistit shkodranë dhe një sprint spektakolarë bënë që Bruno Kola të shpallej fitues. Emocionet sigurisht kanë qenë të mëdha, qoftë të vetë çiklistit por dhe të trajnerit të tij, Sabetin Hoxha. Përsa i përket garës së të rriturve ajo është zhvilluar me itinerarë Tiranë-Shkodër ku fitues është shpallur Orest Hoxha i ekipit të Teutës. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ka folur dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, SkenderAnxhaku. Kjo Kupë është realizuar në nderim të familjes Muriqi një prej familjeve që ka dhënë kontributin më të madh në sportin e çiklizmit jo vetëm në Shkodër por dhe në Shqipëri. Në emër të kësaj familjeve ka folur dhe Gentian Muriqi, djali i Ruzhdi Muriqit. Me këtë garë Vllaznia tregoi se është duke rritur një brez të mirë të çiklistëve ku arritën të zënë dhe vendin e katërt. Puna që po bëjnë tashmë drejtuesit e këtij ekipi premton për një të ardhme të suksesshme të këtij sporti.

Artikulli paraprakSEZONI TURISTIK, KATËR MINISTRI NË VARËSI TË PLAZHEVE
Artikulli tjetërSHQIPËRIA DHE KOSOVA, ME PAGAT MË TË ULËTA