HOXHA: JEMI DREJT RRUGËS SË DUHUR PËR TË RINGJALLUR SPORTIN E PARA 20 VITEVE. Ekipi i Vllaznisë në çiklizëm ka mbyllur në mënyrën më të suksesshme të mundshme kampionatin kombëtra, teksa ka arritur të zërë vendin e parë si ekip dhe në rang individual vendin e dytë me çiklistin Bruno Kola. Në një intervistë për Star Plus, trajneri Sabetin Hoxha thekson se ka mbetur shumë i kënaqur me përformancën e ekipit të tij.
Përsa i përket të ardhmes, Hoxha shpreson të mbahen premtimet për një rritje të buxhetit për ekipin e Vllaznisë. Ekipi i çiklizmit të Vllaznisë është duke u paraqitur denjësisht në të gjitha aktivitetet që ka marrë pjesë, teksa premton për një të ardhme të suksesshme të këtij sportive në vitet e ardhshme. Si në çdo sport kërkohet një mbështetje më e madhe financiare pasi çiklizmi mbetet një ndër sportet më të kushtueshme.