Skuadra e Vllaznisë në çiklizëm në vetëm pak ditë pas fitimin në garën e quajtur “Kupa e Kalave” me itinerar Kalaja e Prezës-Kalaja e Petrelës, e gjatë 100 kilometër kanë arritur një tjetër sukses.

Vllaznia në garën “Kupa e Kalave” mori vendin e parë si ekip ndërsa të njëjtën gjë ka bërë edhe në kupën “26 marsi” që u zhvillua në Kavajë. 3 çiklistët e rinj të Vllaznisë Bruno Kola, Kledison Cani dhe Alfons Rrashkadoli kanë marrë tre vendet e parë në kategorinë për të rinj. Kupa “26 marsi” është organizuar nga bashkia e Kavajës në bashkëpunim me Federetën Shqiptare të Çiklizmit në ditën e demokracisë në këtë qytet. Në këtë mënyrë brenda 4 ditëve çiklistët e Vllaznisë arrijnë që të fitojnë dy gara të ndryshme. Kupa “26 marsi” është zhvilluar në dy kategori për të rritur dhe për të rinj ku kanë marrë pjesë çiklistët dhe ekipet më të mira të Shqipërisë mes të cilave edhe Vllaznia. Edhe pse tek të rriturit ka patur tentative për të bërë shkëputje grupi i çiklistëve kanë shkuar të pandarë deri në vijën e finishit. Tek të rriturit vendin e parë e mori Kristel Sota i Apolonisë të ndjekur nga Olsion Veliaj dhe Altin Sufaj. Më pas tek të rinjtë kanë dominuar totalisht çiklistët shkodran teksa vendin e parë e mori Bruno Kola dhe pas tij u renditën Kledison Cani dhe Alfons Rrashkadoli. Vllaznia në fund të ceremonisë së kupës “26 marsi” u vlerësua si skuadra më e mirë e aktivitetit duke marrë edhe një kupe përkatëse. Një meritë në këto rezultate pozitive kanë dy trajnerët Leonat Kola dhe Hilmi Lala të cilët me përkushtim po tentojnë që të risjellin edhe njëherë në piedestal sportin e çiklizmit për ta çuar aty ku e meriton dhe për të vijuar traditën dhe historinë e lavdishme.

Artikulli paraprakMINISTRIA E TURIZMIT, NISMA “PASTRO NJË PLAZH”
Artikulli tjetërFUTBOLL FEMRA, JUBAN DANJA-VLLAZNIA 0-12