Pas suksesit që arritur disa ditë më parë në trofeun “Korça” ku ekipi i Vllaznisë u rendit në vendet e para në këtë garë tashmë rradhën e ka një tjetër aktivitet çiklistik.

Javën e parë të muajit korrik do të zhvillohet Kampionati Kombëtar i çiklizmit për të rinj me pjesëmarrjen e të gjithë sportistëve të Shqipërisë.

Pjesëmarrës do të jenë klubi kuqeblu i Vllaznisë të cilët do të tentojnë arritjen e suksesit të rradhës.

Trajneri Leonat Kola dhe çiklistët e ekipit shkodranë janë duke u stërvitur intensivisht prej kohësh ku dihet që qëllimi i tyre është që edhe në këtë kampionat kombëtarë të shpallen fitues.

Edhe pse rivaliteti do të jetë i madh ndërmjet garuesve pjesëmarrës çiklistët shkodranë edhe më herët kanë treguar forcën dhe aftësinë e tyre duke zënë vendet e para në organizime të ndryshme çiklistike.

 

Artikulli paraprakURA E VJETËR E BUNËS, DËMTIMI VAZHDON
Artikulli tjetërPROPOZIMI, KUSH PAGUAN DYFISH GJOBËN MERR PATENTËN