Një grua ka humbur jetën teksa disa të tjerë janë raportuar të zhdukur, si pasojë e ciklonit që ka përfshirë brigjet perëndimore të Greqisë.

Stuhia sub-tropikale e quajtur “Ianos” ka shkaktuar dëme të mëdha në fshatrat përreth, teksa situata vijon të mbetet ende kritike.

Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të energjisë në disa zona, teksa janë kryer më shumë se 645 operacione shpëtimi të qytetarëve të bllokuar në banesat e tyre.

Ndërkohë që pjesa më e madhe, janë evakuuar nga forcat speciale dhe zjarrfikëset, duke i strehuar në hotele.

Fenomene të tilla natyrore janë shumë të rralla, që nuk ishin parë në Greqi që prej vitit 1995.

Zonat më të prekura nga ciklonit janë ishujt në jug të Jonit, në Greqinë perëndimore, Greqinë kontinentale dhe Thesali.

Artikulli paraprakPASDITJA LARGON VRANËSIRAT, MËSONI PARASHIKIMIN E MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërFRENOHET LARGIMI NGA PUNA I PUNONJËSVE! NË GUSHT U PUNËSUAN 1460 PERSONA MË SHUMË