2021 është padyshim viti që kriptovalutat kishin një hov të madh. Kjo atmosferë pozitive ka bërë që çmimi i Bitcoin të shkonte në 70,000 dollarë, ndërkohë që Ethereum po bëhet më i pranuar në sistemin financiar.

Të dyja monedhat janë të njohura gjerësisht, por në SHBA këtë vit amerikanët në kërkimet e tyre në Google, sipas gjetjeve të hulumtimit të “The Advisor Coach” në vendin e parë kishin një tjetër.

Sipas hulumtimit, në 23 shtete amerikane, kriptomonedha më e kërkuar në Google, ishte Dogecoin, një monedhë që filloi të qarkullonte në vitin 2013. I dyti në kërkim është Bitcoin, i treti Ethereum.

Dogecoin mori një nxitje të madhe nga postimet në llogarinë e tij personale në Twitter të CEO-s së Tesla, Elon Musk. “Interesi i fortë mund t’i atribuohet pjesërisht mbështetjes së Elon Musk, i cili në fillim të këtij viti tha se Tesla do të pranonte Dogecoin si një metodë pagese” thuhet në raport.

Artikulli paraprakNASA BËN GATI RAKETËN, DO TË “BOMBARDOJË” RREZIKUN KATASTROFIK
Artikulli tjetërHAPJA E NEGOCIATAVE/ PRESIDENTI I BULLGARISË: ASNJË LËSHIM PËR SHKUPIN! E PËSON EDHE TIRANA