“Lexus” është marka më e besueshme e makinave sipas raportit të “Consumer Reports”. “Lexus” pasohet nga “Mazda” dhe “Toyota”, ndërsa në fund të listës janë “Jeep”, “Tesla” dhe “Lincoln”.

Raporti fokusohet në problemet me të cilat janë përballur pronarët e makinave gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit dhe përdor këto të dhëna për të parashikuar se sa të besueshme do të jenë modelet e ardhshme që do të tregtohen nga çdo industri të makinave.

Raporti përdori të dhëna nga të paktën 300,000 automjete të ndërtuara ndërmjet viteve 2000 dhe 2021. Përfshihen të dhënat për 28 prodhues automjetesh dhe 144 modele në treg.

Vlen të theksohet se automjetet elektrike përbënin pjesën më të madhe të listës krahasuar me vitin e kaluar. Megjithatë, ka pasur përkeqësime të mëdha në besueshmërinë e tyre.

Në përgjithësi, makinat më të besueshme ishin hibridet me gaz dhe energji elektrike.

“I gjithë tregu po kthehet në një gamë plotësisht elektrike. Ne presim të shohim se çfarë do të thotë kjo për sa i përket besueshmërisë” tha Jake Fisher, drejtori ekzekutiv i “Consumer Reports”.

Artikulli paraprakSHOFERËT DO TË PAGUAJNË TARIFË PËR NDOTJEN DHE BLLOKIMIN E TRAFIKUT
Artikulli tjetërNËNVARIANTI DELTA PLUS – MË SHUMË INFEKTUES, MË ME PAK SIMPTOMA