Qytetet evropiane janë gati për të mirëpritur tregjet tradicionale të Krishtlindjes që janë të hapura nga sot e deri në fund të dhejtorit.

Ju propozojmë një guidë më katër tregjet e Krishtlindjeve më të famshme në Evropë për vitin 2016.

1.Viena, një festë madhështore Kryeqyteti i ish-perandorisë austro hungareze mirëpret ardhjen e Krishtlindjeve me një festë madhështore. Tregjet e shumta tërheqin shumë turistë dhe kthehen në arena gëzimi. Tregu i fëmijës Jezus është padiskutim më i njohuri dhe i famshmi për pasurinë dhe larminë e produkteve që ofron.

2. Budapesti, zbulimi i këndshëm i Evropës Qendrore Budapesti mund të konsiderohet pa frikë si një ndër kryeqendrat më të rëndësishme evropiane. Atomosfera e Krishtlindjeve ndihet që prej fillimit të muajit Nëntor. Në kryeqyetin hungarez gjenden edhe tre ndër tregjet më të pasura të Krishtlindjeve: tregu i bazilikës Saint-Étienne, tregu i sheshit Vörösmarty dhe ai i hotelit Nouveau Pest.

3. Kopenhagen, zemra e Krishtlindjeve Në Kopenhagen do të provoni magjinë e vërtetë të festave. Dëbora dhe i ftohti do i bëjnë festat akoma më magjike. Kopshtet e Tivolit kthehen në vende pelegrinazhi nga banorët vendas dhe turistët e shumtë. Në qytet organizhohen panaire të shumta.

4.Qyteti i dashurisë, Verona është jo vetëm qyteti i dashurisë së Romoes dhe Zhulietës, por zotëron gjithashtu një pasuri të madhe historike dhe arkitekturore. Tregjet e Krishtlindjeve janë shtëpi alpine të vendosura në arenat luftarake të qytetit. Ushqimet, pijet dhe parqet e lojërave i japin qytetit shumë alegri.

Artikulli paraprak“VOGUE” PROPOZON MAQEDONINË SI DESTINACION PËR VITIN 2017
Artikulli tjetërUSHQIMET MË TË RREZIKSHME PËR KAFSHËT SHTËPIAKE