Shkodra nuk eshte nje zgjedhje rastesore per turistet qe e vizitojne kete qytet.

Sipas te dhenave nga zyra e informacionit turistik ne Shkoder, vizitoret me se shumti i afrohen kesaj zyre per te marre informacion mbi hostelet ku mund te flene apo linjat e transporteve , pasi ato jane te mireinformuar mbi zonat te cilat do vizitojne , duke njohur jo vetem bukurite natyrore por kane edhe te dhena mbi historine dhe kulturen e ketij vendi.

Sipas pergjegjeses se kesaj zyre te shumte kane turistet nga europa si francez apo gjerman qe i drejtohen qendres se informacionit e megjithate nuk eshte per tu habitur qe shkodra ka nisur te jete atraksion turistik dhe per shtetas nga afrika apo brazili. Po ti referohesh asaj cka ato kerkojne ne rajonin e Shkodres , me se shumti eshte turizmi malor si Thethi dhe Valbona ndresa te interesuar shfaqen dhe per Komanin. Ato po ashtu deshirojne te vizitojne objekte Muzeale si Kalaja e Shkodres , Muzeu Kombetar Marubi apo dhe vend i Deshmise dhe Kujteses.

Qe nga celja e zyres se informacionit ne shkoder ka nje mesatare ditore nga 20-40 vizitor qe i referohen kesaj qendre. Ndersa ajo qe vazhdon te shihet si mjaft problematike eshte se nje pjese derrmuese e turisteve e shohin shkodren vetem si nje ure kalimi drejt malit te zi, e ne kryeqendren veriore preferojne te bejne nje shetitje te shpejte per te kaluar me pas pushime te verteta ne shtetin fqinj.

Artikulli paraprakNË SHKODËR PUNOHET, POR HARROHET !
Artikulli tjetërCUNGU: VLLAZNIA KA NEVOJË PËR PËRFORCIME