Në Shkodër nuk tregtohet peshk I cilësisë së mirë. Kështu ka deklaruar Arjan Çinari, menaxher I Organizatës së Menaxhim – Peshkimit I cili thotë se peshku nga basenet e shtetave të Europës po shitet si peshk I liqenit për konsumatorët shkdoranë. Ai shton se ky peshk vjen pa certifikatë origjine dhe pa cilësi, përkujndrejt një çmimi më të ulët se peshku vendas.
Ndërkohë, Çinari tregon se I ka bërë apel institucioneve por deri tani nuk është ndërhyrë në këtë problem .
Problemi I shitjes së peshkut pa cilësi dhe certifikatë origjine është një fenomen I cili vijon prej vitesh edhe pse institucionet përkatëse ende nuk kanë marrë masa për rritjen e cilësisë për konsumatorët shkodranë.