Peshku I liqenit të Shkodrës I cili grumbullohet në qendrën e ankandit të peshkut në Shirokë prej disa kohësh po tregtohet edhe në vende të rajonit. Këtë gjë e ka bërë të ditur menaxheri I Organizatës së Menaxhim Peshkimit në Shkodër, Arjan Çinari I cili tregon se objektiv është tregtimi I peshkut të liqenit në vendet e Bashkimit Europian.
Menaxheri Çinari tregon se po punohet për formalizimin e të gjitha procedurave për tregtimin e peshkut, ndërsa tregon benefitet që sjell ky proces.
Qendra e ankandit për tregtimin e peshkut, u hap rreth 3 vite më parë. Kjo pikë grumbullimi e licencuar synon të rrisë cilësinë e tregtimit dhe i vjen në ndihmë 210 subjekteve në këtë zonë, të cilët tregtojnë kryesisht peshkun krap, që zihet në liqenin e Shkodrës.